Flash News

Ditari i Opozitës

‘Pastrimi i Shtëpisë’, Berisha: Paratë e vjedhura nga qeveritarët do ua kthejmë qytetarëve

‘Pastrimi i Shtëpisë’, Berisha: Paratë e vjedhura nga

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se programi i Partisë Demokratike do të sjellë një ndryshim të thellë, duke u angazhuar për “Pastrimin e Shtëpisë” – një luftë të fortë kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të pasurisë publike.

Ai premtoi se, me ardhjen e PD-së në pushtet, do të luftohet vjedhja e parave publike dhe do të kthehen ato në shërbime për qytetarët, siç janë rritja e pagave, pensioneve, dhe mbështetje për bizneset.

Berisha: Ndaj dhe, ne, siç jeni informuar kemi përcaktuar si shtyllë të tretë kryesore të programit tonë, Pastrimin e Shtëpisë.
Ne nuk do të dilnim para jush, në qoftë se nuk do ishim 100% të sigurtë se, me dorë të hekurt, me zero tolerancë, ne do luftojmë vjedhjen e korrupsionin e qeveritarëve dhe zyrtarëve, ne do luftojmë krimin e organizuar që është shndërruar, është bërë një me qeveriarët.
Pikërisht, në këtë betejë për të pastruar shtëpinë tonë, ua them unë ju, nuk ka asgjë më jetike, gjithçka rrënohet në qoftë se me gërshërët e ligjit nuk japim përgjigjen më të merituar vjedhjeve dhe shpërdorimit të parave të taksave tuaja.
Ne e kemi luftuar korrupsionin. Sigurisht, korrupsion ka patur. Por u them unë ju, pratikat që ne instaluam për luftën kundër korrupsionit ishin praktikat më transparente, dhe çfarë ka mbetur nga ajo kohë janë të vetmet. Regjistrimi i biznesit me 1 euro. Ishte 4 mijë euro dhe një muaj kohë. Lincencat, i shtuan i kthyen, por ne i reduktuam licencat nga 200 në 60. Vendosëm ealbania. Vendosëm kadastrën digjitale. Vendosëm tranparencën absolute të shpenzimeve të Thesarit të Shtetit.
Çdo qytetar mund të kontrollonte të nesërmen se sa para ka shpenzuar kryeministri i vendit nga taksat e tij.
Pra, ne përjashtuam me ligj ministrat nga autoritetet kontraktore. Pse po ua numëroj të gjitha këto? Ne kemi gjithë trashëgiminë, por kemi gjithë forcën dhe vullnetin t’i rikthehemi në mënyrën më të fuqishme luftës së korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja. Dhe t’ua kthejmë ato ju. Ne. Do t’ua kthejmë ato ju. Janë taksat tuaja. Ne do i kthejmë ato në rroga, ne do i kthejmë ato në pensione, ne do i kthejmë ato në shërbime, në shëndetësi, në arsim. Ne do i kthejmë në subvencione në bujqësi.
Pra, pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore mbi të cilin bazohet programi ynë.

Të fundit