Flash News

Ditari i Opozitës

Patozi propozon krijimin e një konfederate për ringritjen e Partisë Demokratike

Patozi propozon krijimin e një konfederate për ringritjen e

Ish-koordinator i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi propozon krimin e një konfederate për ringritjen e Partisë Demokratike.

I ftuar në A2 CNN, Patozi thotë se në këtë situatë që ndodhet sot PD, kjo është më e mira për partinë më të madhe opozitare në vend.

“Në rast se ti nuk e bën bashkimin real, të harrojmë 6 marsin, 8 janarin, 9 shtatorin, hajde ta ristartojmë PD-në, duke bashkuar edhe rrëke të tjera opozitare, hajde të bëjmë një shtëpi të madhe duke e nisur nga e para, por jo duke pasur udhëheqësin në fillim të paracaktuar, pasi kjo nuk shkon.

Unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për një opozitë konfederative, një opozitë shumëngjyrëshe. Nuk ka nevojë për një bllok, për vetëm një parti opozitare që i përfshin të gjitha të tjerat.

Koha e provoi se kryetarokracia, kulti i individit e dëmtoi PD-në dhe e çoi në këtë situatë ku është sot”, tha Patozi.

 

Të fundit