Flash News

Ditari i Opozitës

“Patriotizëm me afat skadence”/ Lela shpërthen ndaj PS: Po 'shesin' dashuri për Kosovën që s’e kanë pasur kurrë

“Patriotizëm me afat skadence”/ Lela shpërthen ndaj PS:

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, ka akuzuar Partinë Socialiste se po përdor çështjen e Kosovës për përfitime politike.

 Ai e cilësoi seancën e Kuvendit si “një shfaqje të shëmtuar”, ku sipas tij, socialistët po përpiqen të shesin një “patriotizëm të rremë”, ndërsa historia e tyre flet ndryshe.

Lela tha se nëse do ta kishin me të vërtetë shqetësim fatin e luftëtarëve të UÇK-së, do të kishin miratuar me kohë rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Më pas, Lela u ndal edhe te Presidenti Bajram Begaj, duke thënë se “nëse Ramën apo Partinë Socialiste do t’i shqetësonte mënyra se si duket Begaj, nuk do ta përdornin vazhdimisht ashtu siç e përdorin”.

Lela:Është qartësisht një moment i fabrikuar për të shitur me çfarëdo çmimi që mund ta shesin, për ato që e blejnë, një patriotizëm kallp, një nacionalizëm që i ka dalë edhe boja, edhe mosha, qoftë edhe vetë përfshirja politike e PS-së, pasardhëse e Partisë së Punës, në këtë Kosovë-dashuri, ose në këtë patriotizëm 2.0, është gjëja e parë që të lë shije të keqe.

Pastaj është përfshirja e personazheve të ndryshëm, deputetëve, zotit Balla e ndjekësve të tij me një gjuhë të ngarkuar.

Duket përfshirja e tyre për të folur për një gjë e cila historia u shkon kundër në këtë patriotizëm.

Nëse Partia Socialiste, zoti Rama dhe zotërinjtë e zonjat e tjera që cicërojnë patriotizëm sot e kanë me kaq zell dhe dashuri të përvëluar çështjen e Kosovës, çështjen e luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, duhet të kishin miratuar rezolutën që Partia Demokratike ka ofruar prej kohësh për njohjen e gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Për mua këtu merr fund diskutimi. Një parti që tërhiqet nga miratimi i rezolutës nuk mund të jetë partia që muaj më vonë tërhiqet apo luan patrioten e madhe.

Sa i përket Begajt, unë nuk mendoj se Ramën apo Partinë Socialiste e shqetëson shumë sesi duket Bajram Begaj, presidenti. Po t’i shqetësonte ata, nuk do ta përdornin ashtu siç e përdor.

Të fundit