Flash News

Ditari i Opozitës

Pazare PD-PS, Rushaj e mohon: Është vetëm dakordësi për disa rregulla loje

Pazare PD-PS, Rushaj e mohon: Është vetëm dakordësi për

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj ka folur për propozimet e demokratëve për ndryshime kushtetuese. Gjithashtu ka komentuar akuzat për "pazare" mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai tha për "Kjo javë" se ka përpjekje që çdo lloj diskutimi të shihet si 'pazar i poshtër', duke i mohuar akuzat. Nënkryetari u shpreh se dakordësia për disa rregulla loje nuk mund të konsiderohet pazar.

Sipas tij, nuk duhet të ishte problem që një propozim i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme. Rushaj ka shtuar se mazhoranca nuk e dëshiron zgjatjen e organeve të vetingut.

"Gjithmonë ka përpjekje për të parë çdo lloj diskutimi si një pazar i poshtër që tregon që këtu po bëhet një marrëveshje e pisët. Nuk është kështu. Nuk do kishte përsëri asgjë të keqe dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër procedurale që një propozim legjislativ i opozitës të kalonte pa votat e nevojshme.

Ne nuk i kemi, aq më tepër ndryshimet kushtetuese kërkojnë votat e dy palëve. Çdo ndryshim kushtetues janë bërë me votat e gjithë palëve të përfshira. Kështu ka ndodh gjithmonë. Nëse do ketë të tilla, prapë do kalojnë me votat e dy palëve. Opozita nuk ka kërkuar diçka për vete.

E ka bërë këtë që mos lejojë asnjë lloj justifikimi nga pala tjetër për të gjetur shkak për të ikur nga votimi. Jam i bindur që nuk i pëlqen propozimi për vetingun se nuk e kanë pranuar as në 2018. Pra dakordësia për disa rregulla loje nuk është as pazar i pisët asgjë", tha Rushaj.

 

Të fundit