Flash News

Ditari i Opozitës

PD aktivizon degët për reformën territoriale, dëgjesa dhe konsultime me strukturat

PD aktivizon degët për reformën territoriale, dëgjesa dhe

Partia Demokratike ka udhëzuar strukturat e saj në të gjithë qarqet që të angazhohen në diskutimet mbi reformën administrative dhe territoriale, përmes një plani të detajuar veprimi.

Dokumenti, i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, parashikon përfshirjen e gjerë të qytetarëve dhe ekspertëve në procesin e hartimit të një ndarjeje të re territoriale.

Sipas udhëzimit, degët lokale të PD-së do të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore për të mbledhur propozime konkrete. Ndërkohë, deri më 15 prill, çdo degë duhet të zhvillojë mbledhjet e kryesive për të diskutuar variantet e mundshme të reformës.

Afati për finalizimin e propozimeve është përcaktuar data 20 prill, ku këto duhet të dorëzohen të shoqëruara me dokumentim nga takimet në terren. Në këtë proces do të përfshihen gjithashtu këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur lokalë.

PD aktivizon degët për reformën territoriale, dëgjesa dhe

Të fundit