Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon shifrat: Qeveria gënjeu, në 7 vite rriti borxhin dhe detyrimet e prapambetura

PD publikon shifrat: Qeveria gënjeu, në 7 vite rriti borxhin dhe

PD ka akuzuar qeverinë se po po gënjen, mashtron dhe po u lë peshqesh qytetarëve të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që u zotuan se do ta zerojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeteja Tabaku shkruan se qeveria ka rritur borxhin dhe nuk ka ndërtuar asnjë rrugë apo shkollë të re.

Ndër të tjera, Tabaku shkruan se më 25 prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët, taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku:

Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i cuan me 620 milione Euro.

Moren kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.

Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.

Ditari politik

Të fundit