Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD alarmon: Rama po kriminalizon qytetarët, burg deri në 3 vite për parkim të dyfishtë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal, të cilat pritet të kalojnë nesër në Kuvend. Në një deklaratë për media, deputetja e PD-së, Elda Hoti, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor ligjin penal si instrument frike dhe kontrolli politik ndaj qytetarëve dhe medias.
Sipas Hotit, megjithëse projektligji prezantohet si një nismë për përafrim me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në thelb ai përfaqëson një zhvendosje të rrezikshme drejt penalizimit disproporcional dhe kufizimit të lirive themelore.
Deputetja theksoi se ndryshimet e propozuara ashpërsojnë masat penale, rrisin minimumet e dënimit dhe kufizojnë diskrecionin e gjykatës, duke cenuar parimet bazë të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.
PD e cilësoi si kulmin e absurditetit juridik propozimin për kriminalizimin e parkimit të dyfishtë, me dënim deri në tre vite burg. Sipas Hotit, kjo masë nuk ka asnjë lidhje me sigurinë publike dhe shërben vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet reale të qeverisë.
Ajo theksoi se në një vend ku mungojnë parkimet publike, ku urbanistika është shkatërruar nga ndërtimet pa leje dhe institucionet kanë dështuar të garantojnë hapësira funksionale për qarkullimin, qeveria zgjedh të ndëshkojë qytetarët në vend që të zgjidhë problemet.
Sipas PD-së, është e papranueshme që shkeljet administrative të trajtohen si vepra penale, ndërkohë që korrupsioni i nivelit të lartë, zënia e trojeve publike dhe shkeljet e rënda urbanistike mbeten të pandëshkuara. “Drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet me burgosjen e qytetarëve, por me institucione funksionale dhe luftë reale kundër korrupsionit”, u shpreh Hoti.
DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI
Edi Rama ka vendosur të kalojë nesër në Kuvend ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, të cilat përfshijnë masa të reja represive ndaj qytetarëve shqiptarë dhe medias. Edhe pse ky projektligj paraqitet si një nismë për përafrim me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në thelb përfaqëson një zhvendosje të rrezikshme drejt penalizimit disproporcional dhe kontrollit politik përmes ligjit penal.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë, projektligji:
-ashpërson në mënyrë disproporcionale masat penale;
-rrit minimumet e dënimit dhe kufizon diskrecionin e gjykatës;
-krijon paqartësi juridike, duke cenuar parimet themelore të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.
Veçanërisht shqetësuese janë ndryshimet që lidhen me:
nenin 120, i cili hap rrugë për kriminalizim të paqartë të sjelljeve dhe shprehjeve, duke krijuar rrezik real për abuzim dhe ndjekje selektive;
nenin 237, i cili, përmes formulimeve të gjera dhe të paqarta, mund të përdoret si instrument ndëshkues ndaj protestës qytetare dhe mosbindjes civile;
nenin 238, i cili forcon një qasje penale represive ndaj qytetarëve, duke zhvendosur balancën nga mbrojtja e rendit kushtetues drejt mbrojtjes së autoritetit politik.
Në kulmin e absurditetit juridik, këto ndryshime synojnë kriminalizimin e parkimit të dyfishtë me dënim deri në tre vite burg. Ky është një akt i rrezikshëm dhe i padrejtë, pa asnjë lidhje me sigurinë publike, por me zhvendosjen e vëmendjes nga dështimet reale të qeverisë.
Në një vend ku mungojnë parkimet publike, ku urbanistika është shkatërruar nga ndërtimet pa leje dhe ku institucionet kanë dështuar të garantojnë hapësira funksionale qarkullimi, qeveria zgjedh rrugën më të lehtë: burg për qytetarët, amnisti për përgjegjësit.
Sjellje tipike e një pushteti që nuk ndërton shtet, por kërkon të mbulojë paaftësinë e vet përmes frikës penale.
Është e papranueshme që një shkelje administrative të trajtohet si vepër penale, ndërkohë që korrupsioni i nivelit të lartë, zënia e trojeve publike dhe shkeljet e rënda urbanistike mbeten realisht të pandëshkuara.
Kjo cenon drejtpërdrejt parimin e proporcionalitetit: nuk mund të barazohet një parkim i gabuar me vepra penale që rrezikojnë seriozisht rendin shoqëror.
Ligji penal duhet të jetë mjeti i fundit i ndërhyrjes shtetërore, jo një instrument frike për të maskuar dështimin institucional. Në vend të ndërtimit të parkimeve, përmirësimit të infrastrukturës dhe zbatimit korrekt të ligjit administrativ, propozohet burgu. Kjo nuk është reformë, por një precedent i rrezikshëm që hap rrugën për kriminalizimin e përditshmërisë.
Edhe vetë Raporti i Konsultimit Publik dëshmon se një sërë komentesh profesionale dhe shqetësimesh thelbësore janë refuzuar, duke u shtyrë në mënyrë të papërgjegjshme për një “Kod Penal të ri”, ndërkohë që ndryshimet më problematike kërkohet të miratohen me urgjencë.
Në tërësi, ky projektligj e shndërron Kodin Penal nga një mjet mbrojtjeje të shoqërisë në një instrument kontrolli dhe frikësimi, duke goditur qytetarët e zakonshëm, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protestë, ndërkohë që krimi i organizuar dhe korrupsioni qeveritar mbeten të paprekur.
Rritja e dënimeve penale nuk është reformë. Represioni penal nuk zëvendëson shtetin ligjor, institucionet funksionale dhe luftën reale kundër korrupsionit.
Çdo përpjekje për të forcuar pushtetin përmes frikës penale është e papranueshme dhe do të kundërshtohet me vendosmëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38