Flash News

Ditari i Opozitës

PD amendament për vettingun e politikanëve/ A do preken edhe personat ‘non grata’? Sqaron Basha

PD amendament për vettingun e politikanëve/ A do preken edhe personat

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar pas mbledhjes së grupit parlamentar tre amendamente, të cilat grupi demokrat do t’i depozitojë në Kuvend.

Këto amendamente kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e amendamenteve për vettingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA, siç është rasti i ish kryeministrit Sali Berisha, Basha tha se me këtë hap i shërbehet prioriteteve ndaj shqiptarëve dhe nuk është favor ndaj PD-së dhe opozitës.

Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, elita, të rinjtë, studentët, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin, që arrijnë të përligjin çfarë pasurish kanë.

Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve ndaj shqiptarëve, nuk është favor ndaj PD-së dhe opozitës. Po të ishte pragmatike do të ishin shumë çështje të tjera që do i dërgonim të parat. Në atë Kuvend jemi me fuqinë që na dhanë shqiptarët që të rikthejmë vendin në kushtet e legjitimitetit.

Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar dhe që kanë lidhje me krimin e organizuar. Do cojmë para axhendën tonë të ndryshimeve që u shërbejnë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Të fundit