Flash News

Ditari i Opozitës

PD ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, Dibër dhe Korçë, KAS mban nesër seancat për shqyrtimin e kërkesave

PD ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, Dibër dhe

Partia Demokratike ka dorëzuar ankimime për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në tre qarqe: Kukës, Dibër dhe Korçë. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të zhvillojë nesër, më 30 maj, seancat publike për shqyrtimin e këtyre kërkesave.

Seancat do të mbahen si më poshtë:

Ora 10:00 – shqyrtimi i ankimimit për qarkun e Kukësit
Ora 13:00 – shqyrtimi i ankimimit për qarkun e Dibrës
Ora 15:00 – shqyrtimi i ankimimit për qarkun e Korçës
PD, përmes koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këto zona dhe përsëritjen e procesit zgjedhor, duke kundërshtuar vendimet e KQZ-së për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve.

Detajet e ankimimeve:
Kukës – Kërkohet rrëzimi i vendimit të KQZ Nr. 1309, datë 19.05.2025 dhe përsëritja e zgjedhjeve në të gjithë qarkun.
Dibër – Kërkohet rrëzimi i vendimit të KQZ Nr. 1314, datë 22.05.2025 dhe përsëritja e zgjedhjeve në këtë qark.
Korçë – Kërkohet rrëzimi i vendimit të KQZ Nr. 1315, datë 22.05.2025 dhe zhvillimi i një procesi të ri zgjedhor në qarkun e Korçës.


Partia Demokratike pretendon për parregullsi të rënda në procesin zgjedhor që, sipas saj, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar. Vendimi i KAS pritet me interes, pasi mund të ndikojë në formimin e përbërjes së re të Kuvendit të Shqipërisë.

Të fundit