Flash News

Ditari i Opozitës

PD ankimon vendimin për Marsida Xhaferllarin, Kalaja depoziton prova të reja

PD ankimon vendimin për Marsida Xhaferllarin, Kalaja depoziton provas

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë një ankimim kundër vendimit të SPAK, për të mos filluar veprimet pas kallëzimit për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Adriana Kalaja, e cila ka bërë depozitimin e ankimimit, tha se bashkëngjitur me ankimimin janë edhe provat e reja të vendimit 17 janarit të këtij viti të Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e konfliktit të interesit.

“Në bazë të këtij vendimi të GjK, tre nga anëtarët e kësaj gjykate e kanë konsideruar si të papajtueshëm me detyrën në këtë proces të Marsida Xhaferllarit, në konflikt interesi së pari dhe së dyti për marrëdhëniet e veçanta me deputetin Enkelejd Alibeaj.

Në kundërshtim me dispozitat ligjore të Procedurës Penale dhe precedentët me raste e ngjashme, të dy prokurorët për mosnisjen e hetimeve për Xhaferllarin dhe Alibejan, do shkojnë për procedim dispioplinor në ILD.

Prokurori i SPAK, s’i ka kthyer përgjigje, nëse është vepër penale mosdeklarimi i një deklarate ku zyrtarë të lartë duhet të bëjnë pranë ILDKPI?! Prokurori vendos që s’ka elementë dhe prova të fshehjes së të ardhurave”, ka thënë Kalaja.

Të fundit