Flash News

Ditari i Opozitës

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë

Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një shqetësimi serioz që lidhet me mospërputhjen e numrit të fletëve të votimit.

Sipas PD-ASHM, rezulton se mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, një fakt që ngre dyshime të mëdha mbi procesin dhe transparencën e administrimit të zgjedhjeve.

Në kërkesën drejtuar KQZ-së, PD-ASHM kërkon verifikimin e menjëhershëm dhe të plotë të përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang kombëtar – konkretisht në 5.225 Qendra Votimi – duke u mbështetur në nenin 160 dhe dispozitat përkatëse të Kodit Zgjedhor.

Po ashtu, kjo forcë politike i kërkon KQZ-së të sqarojë në mënyrë të detajuar situatën faktike, duke kërkuar transparencë për vendndodhjen dhe trajtimin e 130 mijë fletëve që sipas tyre mungojnë, pasi nuk përputhet numri i përgjithshëm i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura, të papërdorura dhe të dëmtuara.

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijëPD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijëPD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijëPD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë

Të fundit