Flash News


Ditari i Opozitës

PD-ASHM siguron dy mandate në Kukës, Isuf Çelaj më i votuari preferencial

PD-ASHM siguron dy mandate në Kukës, Isuf Çelaj më i

Qarku i Kukësit do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me tre deputetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku rezultati ka prodhuar dy mandate për Koalicionin PD-ASHM dhe një mandat për Partinë Socialiste.

Nga radhët e opozitës, kandidati Flamur Hoxha siguron automatikisht mandatin, pasi ndodhej në listën e mbyllur të koalicionit. Ndërkohë, për mandatin e dytë demokrat, gara është dominuar nga deputeti aktual Isuf Çelaj, i cili deri më tani ka marrë 6,588 vota preferenciale, duke e vendosur atë praktikisht në rrugën e rikonfirmimit.

Pas Çelajt, renditen Shkëlqim Shehu me 4,072 vota dhe Elvira Peka me 2,363 vota.

Nga kampi socialist, mandatin e vetëm në këtë qark e siguron Eduard Shalsi, i cili, si drejtues politik i qarkut, ndodhej gjithashtu në listën e mbyllur të Partisë Socialiste.

Rezultatet në Kukës pasqyrojnë një ndarje të qartë mes dy forcave kryesore politike, me opozitën që arrin të ruajë një shumicë përfaqësimi në këtë qark verilindor të vendit.

Të fundit