Flash News

Ditari i Opozitës

"PD-ASHM" takim me diasporën më 27 prill në Selanik, Berisha do prezantojë programin e Shqipërisë Madhështore

"PD-ASHM" takim me diasporën më 27 prill në Selanik,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Greqi, më 27 prill në orën 11:00 në Selanik.

Në një postim të PD në Faecbook, thuhet se Berisha do të prezantojë programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

"Të dielën, më 27 prill, në orën 11:00, ‘Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të organizojë një takim me Diasporën shqiptare në qytetin e Selanikut. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, ku do të prezantojë edhe programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Ky takim synon të forcojë lidhjet me bashkatdhetarët jashtë vendit dhe të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe propozimet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.", thuhet në postimin e Partisë Demokratike. 

Të fundit