Flash News

Ditari i Opozitës

“PD asnjë pengesë për të hyrë në zgjedhje”, Bardhi: Më mirë të humb vula sesa anëtarët

“PD asnjë pengesë për të hyrë në

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se nuk përben problem fakti se opozita e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka vulë dhe simbolet e partisë.

Në “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV”, Bardhi tha se mirë të humbasin vulën sesa anëtarët.

Më mirë të të humbë vula se sa të të humbin ose vdesin anëtarët. Ne na duhen anëtarët, na duhen njerëzit. Me vulë unë di 130 e ca parti politike në Shqipëri që kanë edhe vulë edhe bojë, e hedhin herë pas here kur kanë nevojë për t’u regjistruar në zgjedhje, e lyejnë, e vulosin dhe e regjistrojnë.

Çështja do të zgjidhet. Nuk ka asnjë pengesë për Partinë Demokratike të bashkuar për të hyrë në zgjedhje.

Është një çështje që është zvarritur gjatë dhe e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë televizive për t’u bërë thirrje 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë marrë vendim, ta zbardhin atë, se nuk është një çështje që mund të lihet në harresë, por një çështje që ka lidhje me gjysmën e popullit shqiptar, dhe gjyqtarët duhet të tregohen të përgjegjshëm”, u shpreh Bardhi.

 

Të fundit