Flash News

Ditari i Opozitës

PD bojkoton Komisionin për Sterilizimin, Vokshi: Çdo mbledhje pa ne është NUL!

PD bojkoton Komisionin për Sterilizimin, Vokshi: Çdo mbledhje pa ne

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, i ka kërkuar zëvendëskryetarit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në Komision. Përmes një mesazhi të dërguar në grupin e përbashkët të punës, Vokshi ka deklaruar se kishte kërkuar që mbledhja të mos zhvillohej pa praninë e dëshmitarëve.

Ajo akuzoi mazhorancën për presion ndaj mjekëve, duke i detyruar që të paraqiten në Komision me urdhër. Vokshi shtoi se çdo mbledhje e zhvilluar pa konsensusin e opozitës nuk do të njihet nga ata dhe do të konsiderohet e pavlefshme.

Përshëndetje kolegë,

Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos zhvilluar mbledhjen e djeshme dhe zhvillimit të njëanshëm të saj, pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj se nuk do japim më konsensus për mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e mazhorancës. Çdo mbledhje e organizuar pa marrëveshjen tonë do konsiderohet nul,” shkruan Vokshi.

 

Të fundit