Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
PD cakton Jozefina Topallin drejtuese politike për diasporën dhe Tomor Alizotin për qarkun e Elbasanit
Partia Demokratike ka emëruar Jozefina Topallin si drejtuese politike për diasporën në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Topalli, një figurë e njohur në politikën shqiptare dhe ish-kryetare e Kuvendit, do të udhëheqë përpjekjet e PD-së për të forcuar mbështetjen mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Ndërkohë, pas arrestimit të Evin Salianjit, me vendim të kryetarit Sali Berisha, Partia Demokratike ka caktuar deputetin Tomor Alizoti si drejtues politik për qarkun e Elbasanit. Alizoti do të marrë përsipër koordinimin dhe organizimin e strukturave të PD-së në këtë qark, duke e përgatitur atë për zgjedhjet e ardhshme.
Fisnik Qose do të mbulojë zonat e Bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës. Aktualisht Fisnik Qose mban dhe postin e kryebashkiakut të Kavajës, i zgjedhjur në zgjedhjet e Prillit të vitit 2023.
Në një vendim i publikuar nga Partia Demokratike thuhet:
Caktimi i drejtuesve politik si më poshtë:
Për diasporën- Jozefina Topalli
Për qarkun e Elbasanit - Tomorr Alizoti
Për degët Kavajë , Rrogozhinë - Fisnik Qosja