Flash News

Ditari i Opozitës

PD 'çon' deputetin socialist në Gjykatën Kushtetuese: Kuvendi duhet t'ua dërgojë për shqyrtim mandatin e tij

PD 'çon' deputetin socialist në Gjykatën Kushtetuese:

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Me firmat e 14-të deputetëve , PD i kërkon Gjykatës Kushtetuese të detyrojë Kuvendin që ta dërgojë mandatin e Sinajt për shqyrtim, pasi opozita e akuzon Sinajn se ka përfituar me bizneset e tij nga fondet e buxhetit të shtetit.

Kërkesa vjen pasi Kuvendi me votat e mazhorancës në 30 janar rrëzoi raportin e opozitës për mandatin e Sinajt duke vendosur mosdërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët që kanë firmosur: 
-Gazment Bardhi
-Flamur Noka
-Elda Hoti
-Lefter Gështenja
-Edi Paloka
-Sorina Koti
-Erisa Xhixho
-Qani Xhafa
-Petrit Doda
-Eralda Bano
-Dhurata Çupi
-Kasëm Mahmutaj
-Saimir Koreshi
-Ina Zhupa

PD 'çon' deputetin socialist në Gjykatën Kushtetuese:PD 'çon' deputetin socialist në Gjykatën Kushtetuese:

Në dokument theksohet se që prej vitit 2017 deri në vitin 2024, socialisti ka përfituar me anë të bizneseve të tij një shumë prej 3 milionë lekësh e për këtë, kërkojnë që togat e zeza të konstatojnë nëse ai duhet të mbajë apo jo postin e ligjvënësit.

Të fundit