Flash News
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Aksident në aksin “Koplik-Shkodër”, plagosen tre fëmijë, arrestohet i riu
PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore
Partia Demokratike ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit të ndryshuar për Komisionet Hetimore. Kërkesa është firmosur nga 33 deputetë të opozitës.
Deputetja Dhurata Çupi foli për mediat jashtë ambienteve të gjykatës dhe i bëri thirrje Kushtetueses të jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.
“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, tha Çupi.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i kërkoi Kuvendit të kthente për rishqyrtim ligjin për Komisionet Hetimore. Bardhi deklaroi se hyrja në fuqi e këtij ligji antikushtetues, nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës.