Flash News

Ditari i Opozitës

PD dënon trajtimin e Metës, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës, të ndërhyjnë institucionet ndërkombëtare

PD dënon trajtimin e Metës, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës,

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi dhe duke e cilësuar një trajtim çnjerëzor.

Në një deklaratë nga selia blu, kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se qëndron pas këtyre zhvillimeve të cilat ai i konsideroi akte hakmarrjeje politike.

Berisha deklaroi se Meta, si ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryetar Kuvendi, është trajtuar në mënyrë të padrejtë gjatë paraqitjes së tij në gjykatë, duke u shoqëruar me masa sigurie të forta që opozita i cilëson të tepruara dhe poshtëruese.

Ne emër të PD, Berisha kërkoi ndërhyrjen e institucioneve evropiane të të drejtave të njeriut, përfshirë Komitetin Antitorturë të Këshillit të Europës.

Berisha: Trajtimi çnjerëzor i kryetarit të PL, Ilir Meta, akt i hakmarrjes primitive të Edi Ramës. Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë provë e faktuar për një vepër penale të çdo natyre qoftë ajo.

Ky akt çnjerëzor brutal, i urdhëruar direkt nga Edi Rama, riktheu para shqiptarëve skenat e gjyqeve politike staliniste të Enver Hoxhës, babait shpirtëror të Edi Ramës, dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës. Ky akt hakmarrës i verbër nuk është një qëndrim i rastit dhe as i izoluar ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, zotit Ilir Meta.

Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë.

Të fundit