Flash News

Ditari i Opozitës

PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi

PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK për të depozituar një kallëzim penal lidhur me krimet zgjedhore të ndodhura në qytetin e Peshkopisë.

Në qendër të kallëzimit të Gjunkshit qëndrojnë emra të pushtetit lokal si Rrahim Spahiun. Bedri Kamberi, Drejtor i Shërbimeve të Bashkisë, Labinot Murrja, Kryetar i Njësisë Administrative Luzni.

Gjunkshi i akuzon këta zyrtarë për përfshirje në shkelje të rënda të ligjit zgjedhor, përfshirë për presion ndaj votuesve, përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, si dhe blerje votash në funksion të manipulimit të rezultatit zgjedhor.

Të fundit