Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD denoncon: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për situatën e përmbytjeve të përsëritura në qytetin e Durrësit, duke i cilësuar ato si rezultat të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në pushtetin vendor.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, akuzoi Bashkinë e Durrësit dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime për dështim në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimeve, duke theksuar se çdo reshje shiu shndërrohet në problem serioz për banorët e disa lagjeve.
Sipas Vangjelit, ndërsa qyteti përmbytet vazhdimisht dhe qytetarët pësojnë dëme materiale, fondet publike shpërndahen përmes tenderëve klientelistë te kompani të lidhura me rrethin familjar dhe politik të pushtetit lokal. Ajo akuzoi drejtpërdrejt kryebashkiaken Emirjana Sako për mungesë përgjegjësie dhe transparence.
Deklarata:
Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë.
Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard.
Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.
Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.
Ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë.
Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.
Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh.
Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.
Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.
Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura.
JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit.
Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi.
Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen.
Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.
Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38