Ditari i Opozitës

PD denoncon: Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh

PD denoncon: Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh

Partia Demokratike ka shpërndari një video në Facebook në faqen e tyre zyrtare teksa thuhet në këtë postim se Rama ka prej 119 ditësh që nuk shkon në zyrën e tij.

PD në denoncimin e saj thotë se vendi ka nevojë për një kryeministër të ri që t`i shërbejë popullit shqiptar e jo një kryeministër që teksa vendi është në krizë nuk shkon as në zyrën e tij.

“Vendi është në krizë, ndërsa Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh. Atij nuk i bëhet vonë. Është koha për një kryeministër që mendon për njerëzit”, thuhet në mesazhin e PD-së.

Në statusin e shpërndarë në rrjetet sociale, Partia Demokratike shprehet: “Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.  Facebook Edi nuk punon për ju. ????”.

Ditari politik

Të fundit