Flash News

Ditari i Opozitës

PD denoncon skandalin në Bashkinë Tropojë: Po abuzohet me fondet publike, mbi 5.5 milionë lekë dëmi ekonomik

PD denoncon skandalin në Bashkinë Tropojë: Po abuzohet me fondet

Dega e Partisë Demokratike në Tropojë denoncon një tjetër skandal me fondet publike në Bashkinë Tropojë.

Duke iu nreferuar raportit të fundit të auditimit të KLSH për vitin 2026, PD thekson se janë konstatuar shkelje serioze dhe një dëm ekonomik në vlerën mbi 5.5 milionë lekë, ndërkohë që drejtuesit kryesorë të bashkisë janë tashmë përballë drejtësisë.

Sipas denoncimit, verifikimet në terren kanë zbuluar diferenca të mëdha mes punimeve të deklaruara dhe atyre reale, duke dëmtuar drejtpërdrejt interesat e qytetarëve të Tropojës dhe duke vënë në rrezik edhe sigurinë e fëmijëve në institucionet arsimore.

Denoncimi: 

 Edhe pse drejtuesit kryesorë të Bashkisë Tropojë janë tashmë në dyert e drejtësisë duke u gjykuar për dëmet që kanë shkaktuar qytetarëve të Tropojës .Abuzimet me fondet në Bashkinë Tropojë nuk ndalen,sipas raportit auditi klsh per vitin 2026 faqe 120-125 ,128 e tijë Bashkia Tropojë ka nje dëm ekonomik në vlerën 5,583,541 lekë.
Sipas grupit të auditimit nga verifikimet e punimeve në terren rezultuan diferenca lidhur me volume të situacionuara me punimet faktike në terren.
1.Në objektin “Rikonstruksion i rrugës së fshatit “Kasaj”,sipas kontratës me nr.2319 prot., datë 04.05.2023,rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vlerën 956,587.5 lekë pa TVSH.
Ne kete procedure tenderi KLSH gjeti shkelje ne vlersimin e procedures duke skualifikuar operatorin me oferten me te ulet .Nga shqyrtimi i dokumentacionit në SPE rezulton se shkualifikimi i OE “Sh.” nuk është i bazuar në prova e fakte të plota po për mangësi e devijime të vogla që mund të kërkohej sqarim me shkrim nga subjekti. Veprim që ka sjellë një efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Tropojë për 1,943,468.4 lekë pa TVSH ardhur nga diferenca e ofertës së shpallur fituese e OE “N.”prej 57,519,605.40 lekë dhe ofertës të shkualifikuar në mënyrë të pa mbështetur në ligj të OE “Shendelli.” prej 55,576,137.00 lekë pa TVSH
2. Në objektin “Rikonstruksion i shkollës 9-Vjeçare Besëlidhja e Malësisë”,sipas kontratës me nr. 3888 prot., datë 26.09.2024,rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vlerën 3,051,619 lekë pa TVSH,mungesa e këtyre punimve rrezikon seriozisht shëndetin e fëmijëve që frekuentojnë këtë shkollë.
3. Në objektin “Rikonstruksion sistemim asfaltim rruga Bukovë-Qendër Luzhë”, sipas kontratës nr.2319 prot., datë 04.05.2023,rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vleren 778,512 lekë pa TVSh.
4. Në objektin “*Sistemim asfaltim i lagjes Dardania”, sipas kontratës me nr. 1215 prot., datë 24.20.2023,rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vleren 621,823 lekë pa TVSH
5. Blerje mobilje për sallën e muzeut rezultuan diferenca me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e Bashkisë Tropojë në vleren 175,000 lekë
I bëjmë thirrje organeve ligj zbatuese të fillojnë menjëherë hetimet për këto abuzime që janë bërë në dëm të qytetarëve të Tropojës.

Të fundit