Flash News

Ditari i Opozitës

PD depoziton në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së për produktet e shportës

PD depoziton në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së për
Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës.

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ishte ajo që dorëzoi nismën në Kryesinë e Kuvendit, teksa në një dalje për mediet deklaroi se nisma e demokratëve do të ndihmojë shtresat në nevojë të rrisin prodhimet e tyre.

“Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë. Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisin prodhimet e tyre. Sot shumë vende kanë ulur TVSH për ushqimet, për energjinë. Propozimi ynë është i thjesht dhe shumë konkret,” deklaroi Tabaku.

Të fundit