Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku kanë depozituar në SPAK kallëzimin penal ndaj OSHEE-së për energjinë elektrike, sikurse Basha paralajmëroi disa ditë më parë.
Alibeaj deklaroi se ky ishte kallëzimi i parë i depozituar që sipas tij, as kreu i qeverisë dhe as prokurorët nuk e kanë bërë deri tani.
“Ky është i pari kallëzim që kemi depozituar duke respektuar të gjitha procedurat. Gjendja e rëndë ekonomike, nuk ka të madh e të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre. Do mjaftonte veç ajo që është thënë publikisht që nga i madhi i qeverisë që këta prokurorë, kjo zyrë të vepronin në mënyrë energjetike me iniciativë, kryesisht. Nuk e kanë bërë,” tha Alibeaj.
Tabaku nënvizoi mbi të gjitha se me kallëzimin e sotëm, pret që abuzuesit të vendosen përpara drejtësisë dhe ligjit.
“Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë nga ajo që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë,” tha Tabaku.