Flash News

Ditari i Opozitës

PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së

PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për uljen e

Partia Demokratike pritet të depozitojë në Kuvend projektligjin për TVSH-në.

Burimet pranë selisë blu nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat bëjnë me dije se ky projektligj do të depozitohet nesër dhe do të propozohet që TVSH të ulet nga 20% në 6%.

Grupi parlamentar i PD u mblodh pak para nisjes së seancës parlamentare në orën 17.00.

Ndërkohë, më herët në Kuvend PD ka depozituar në Kuvend tre amendamentet Kushtetuese, që kanë të bëjnë me vettingun e politikanëve, për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.

Ndërkohë, sot paradite PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për çështjen "Bechetti".

 

 

 

Të fundit