Flash News

Ditari i Opozitës

PD depoziton sot në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK, pro drejtësisë

PD depoziton sot në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi:

Partia Demokratike do të dorëzojë sot në Kuvend raportin për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Balluku.

Ishte kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, që njoftoi depozitimin e raportit, ndërsa tha se PD është pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes.

Bardhi njoftoi se në orën 14:00 do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë raportin dhe do të sqarojë pse duhet të mbështetet kërkesa e SPAK.

“Së bashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut”, shkruan Bardhi.

Të fundit