Flash News

Ditari i Opozitës

PD dhe LSI me lista në ndara në 25 prill, Paloka: Mënyra më e mirë sipas studimeve

PD dhe LSI me lista në ndara në 25 prill, Paloka: Mënyra më

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sqaruar pse u vendos që PD dhe LSI të garojnë në dy lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit, ashtu siç edhe pritej.

I ftuar në “Opinion”, Paloka u shpreh se sipas studimeve të bëra prej tyre kjo ishte mënyra më e mirë që opozita të përfitojë më shumë vota.

Pjesë nga intervista

Çfarë marrëveshje ka me 14 partitë e tjera?

Qëllimi i koalicionit është që ne të mundemi të garantojmë foltoren e zgjedhjeve për të sjellë ndryshimin  që presin sot mbi 80% e shqiptarëve. Janë marrëveshje që rregullojnë marrëdhënien me partitë , por me qëllim të vetëm për maksimalizimin e votës.

Kryetarët e partive do të jenë në listën e PD?

Po patjetër, kemi një marrëveshje të hershme me ata.

Pse nuk ndodhu lista e përbashkët me LSI?

Ne kemi bërë studimet tona dhe na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën.

Bamir Topi u kthye në koalicion me PD?

Deri në momentin që isha në seli, jemi ende pa konkluduar  por mendoj se jemi drejt konkludimit me atë parti.

Të fundit