Flash News

Ditari i Opozitës

"PD doli nga zgjedhjet e vjedhur dhe e tradhëtuar", Berisha nga 'Foltorja': Çfarë deklarova darkën e 25 Prillit

"PD doli nga zgjedhjet e vjedhur dhe e tradhëtuar", Berisha nga

Ish-kryeministri Sali Beriusha ka nisur "Foltoren" e tij të pestë këtë herë në qytetin e Shkodrës.

Berisha deklaroi nga Shkodra se PD-ja doli nga zgjedhjet e 25 Prillit e tadhëtuar dhe e vjedhur, pasi kreu i demokratëve Basha nuk mendoi për votën e popullit, por për karrigen e tij.

"Opozita nuk ishte e zonja të fitojë në asnjë nisme përveç ligjit të dekriminalizimit. Po marrin një moment. Keni dëgjuar që po bëhen ndryshime kushtetuese. Me cilën marrëveshje ka fituar me Edi Ramën? PD-ja nuk ka fituar asnjë. I ka fituar të gjitha Edi Rama. Hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim nga Këshilli Kombëtar i PD asnjë hap nuk mund të bëni. PD ka forume politike se nga marrëveshja në marrvëshje kemi shkuar nga turpi në turp nga distafa në dista. Për herë të parë në histori numëruam mandatin e tretë. Kreu i PD foli për masakrën zgjedhore. Personalisht e them Rama abuzoi me votën më shumë se kurrë në 30 vite. Zgjedhjet nuk i fitoi PD. Në darkën e 25 Prillit dolën sondazhet. Vetëm 19% kishin votuar për Bashën ne ishim pa udhëheqje të nesërmen më erdhi njeriu i tij më i afërt. Më tha çfarë thua me këtë i tregova videon në të cilën dilte se vetëm 19% botuan për kreun e Partisë. Iu kisha thënë mos e besoni fushatën te kryetari se është lideri i thyer bazoheni fushatën te partia. Ata u bazuan te kontrata. Pas kësaj zotëria deklaroi masakrën zgjedhore. E thirra i thashë shiko është detyra më jetike që ne tiu faktojmë ndërkombëtarëve pasojat e 160 milionë eurove nga të cilat 120 shkuan për dëmet e tërmetit, 60 shkuan bashkive për asfalt. U përdorën për herë të parë patronazhistës, të cilët janë sistemi që erdhi pas skllavo-pronarisë. Kryetari harroi votën tuaj, të qyteratëve dhe fillo të kujdesej për karrigen e tij. Si dolëm nga këto zgjedhje? Të vjedhur dhe të tradhtuar. Edi Rama na vodhi votën pengu i tij na tradhëtoi, kapitulloi," ka thënë ish-kryeministri.

 

 

Të fundit