Flash News

Ditari i Opozitës

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin: Çdo qytetar do ketë mundësi të shohë dosjen e vet

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin: Çdo

Sikurse kishte paralajmëruar Sali Berisha, PD dorëzoi në Kuvend projektligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit. I shoqëruar nga deputet Ina Zhupa dhe Albana Vokshi, nënkryetari Oerd Bylykbashi dha një prononcim për mediat, ku tha se ky ligj garanton hapjen e plotë të dosjeve dhe çdo qytetar ka të drejtë të hapë dosjen e tij.

“Ne e depozitojmë me qëllim që funksionet drejtues  të shtetit shqiptar dhe një seri institucionesh të rëndësishme, drejtuesit e aparatit të dhunës në Sigurimin e Shtetit, bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe drejtuesit e Partisë së Punës të mos kenë më funksione në politikë. Ky ligj i shkon deri në fund problemit dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika. Pra baza kushtetuese është e re, është një nen kushtetues dhe është ligj që do të miratohet me 3/5 dhe kemi marrë parasysh ndarjen e pushteteve dhe garancitë për këto. Ajo që është më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në këtë valë debati, është se ne siç e kishim premtuar vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë dosjeve, se çdo qytetar mund ta shohë dosjen e vetë”, tha Bylykbashi.

Kryedemokrati Berisha ka deklaruar se ligji i lustracionit u miratuan në vitin 2008, por më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

 

Të fundit