Flash News

Ditari i Opozitës

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për “Territorialen”, Bylykbashi: Do luftojmë për lustracionin

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për

Nënkryetari Oerd Bylykbashi i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të PD-së ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale. PD kërkon 97 bashki dhe 5 rajone, si dhe që Tiranës t’i shtohen 13 njësi vendore.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi tha: “Të gjithë ne duhet të respektojmë interesin e komunitetit. Ndarja territoriale nuk mund të jetë interes i ngushtë politik, por themelor i demokracisë në shqipëri. 61 bashki nuk janë vetëm të pamjaftueshme, por dështim. Asnjë gjë që lëviz dukshëm nga propozimi ynë nuk merr votën tonë. Unë gjykoj që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që i shërbejmë interesave të qytetarëve”.

Ai foli edhe në lidhje me ligjin e lustracionit.

“Kemi kërkuar lustracion e për të do luftojmë deri në fund. Asgjë që dëmton interesin e PD apo qytetarëve nuk duhet të gjejë mbështetje. Propozojmë lustracion i kriminelëve të komunizmit. Oficerët e Sigurimit dhe prokurorët e gjyqtarët që dënuan njerëz”, tha ai.

 

Të fundit