Flash News

Ditari i Opozitës

PD drejt bashkimit, Boçi tregon prapaskenat e takimit Paloka-Bardhi: Ka pasur deputetë që janë afruar

PD drejt bashkimit, Boçi tregon prapaskenat e takimit Paloka-Bardhi: Ka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dhënë detaje mbi takimin e sotëm mes të mandatuarit nga grupi i Alibeajt, Gazment Bardhit dhe kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokës, e cila u duk si sinjali parë për zgjidhjen që opozita të dalë e bashkuar me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

I ftuar në Euronews Albania, Boçi tha se bisedimet me grupin tjetër në këtë forcë politike janë duke përparuar.

“Sinqeriteti ka të bëjë me ekzistencën apo jo të vullnetit politik, nuk jemi në rrafshin e marrëdhënieve njerëzore, por jemi në rrafshin e marrëdhënieve politike. Ai që duhet të dominojë është vullneti për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Në këtë rast, ne jemi duke bërë bisedime me deputetë që kanë mendime të ndryshme.

Nuk kemi një grup të formatuar dhe brenda deputetëve ka diversione të ndryshme. Bisedimet tashmë janë në evolucion e sipër. Ne kemi biseduar dhe ka pasur edhe rezultate. Ka pasur deputetë që janë afruar, pra kemi korrur një lloj rezultati”, theksoi ai.

Pas takimit, si Bardhi, ashtu edhe Paloka refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.

Alibeaj tha se partia duhet të dalë me një kandidat të vetëm, për çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

Të fundit