Flash News

Ditari i Opozitës

"PD duhet të dalë me një kandidat"/ A jeni ftuar nga Berisha apo Basha për zgjedhjet e 6 marsit? Si përgjigjet Shehi

"PD duhet të dalë me një kandidat"/ A jeni ftuar nga

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars. Ai sugjeron që PD të dalë me një kandidat të vetëm, duke kërkuar dakordësi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Shehi thotë se nuk ka rëndësi se nga cila palë është propozuar kandidati. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të mundur socialistët.

“Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës.

Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, shprehet Shehi.

Ky i fundit ka thënë për “Ora neës” se nuk ka diskutuar as me Bashën dhe as me Berishën. Ndryshe nga aleati tjetër i PD, Agron Duka, i cili tha se është ftuar nga Berisha, Shehi u shpreh se nuk është thirrur nga asnjë prej tyre.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron që të takohet me ta, duke nënvizuar se s’ka nevojë për negociata poshtë tavolinës.

“Me asnjë. As më kanë thirrur, as kam dëshirë të shkoj. Kjo është ideja ime, s'ka nevojë për negociata poshtë tavolinës. Për ide të tjera unë nuk jam i interesuar, të bëhem palë e një grupi  për t'i rënë grupit tjetër”, deklaroi Shehi.

Të fundit