Flash News

Ditari i Opozitës

PD e blinduar/ Bardhi nuk lejon gazetarët të hyjnë në seli: Nuk keni interes për ngjyrën e mureve

PD e blinduar/ Bardhi nuk lejon gazetarët të hyjnë në seli:

Dyert e blinduara në selinë e PD-së, u mohuan dje nga kryedemokrati Lulzim Basha, duke theksuar se “nuk ishte porta e zyrës së tij”.

Në një deklaratë për mediet, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, rrëzoi akuzat për blinde në seli. Kërkesës së gazetarëve për të hyrë në brendësi dhe për të verifikuar nëse lajmi është apo jo i vërtetë, Bardhi i shmangi duke thënë se kamerat do të lejohen vetëm kur në seli të kenë përfunduar punimet.

“Së pari, është fakt i njohur publik që në selinë e PD-së janë duke u kryer punime. Nga tualetet mund të transmetoni gjithçka live. Po bëhen punime. Sigurisht që në përgjegjësinë që na kanë detyruar demokratët do të marrin çdo masë për të shmangur çdo përplasje mes tyre. E vetmja derë e veshur me hekur është ajo ku ndodhen panelet elektrike të PD-së, sepse në këtë moment brenda selisë është duke u punuar. Media nuk ka interes të dijë se çfarë ngjyre po lyhen muret e selisë. Transparenca lidhet me atë që iu ka premtuar Berisha. Ai ka ardhur çdo ditë këtu dhe nuk po ia bëni pyetjet. Pasi të kenë provuar një deklaratë të Berishës. Unë nuk kam premtuar t’iu tregoj ju se çfarë ngjyre janë lyer muret e selisë qendrore të PD-së. Media do të futet pasi të përfundojnë punimet e selisë”, deklaroi Bardhi.

 

Të fundit