Flash News

Ditari i Opozitës

PD e gatshme për reformë të re zgjedhore: Zgjedhjet duhen mbrojtur nga ndërhyrjet e paligjshme

PD e gatshme për reformë të re zgjedhore: Zgjedhjet duhen

Partia Demokratike është e gatshme për reforme të re zgjedhore. Kështu deklaroi deputeti i zgjedhur, Oerd Bylykbashi për "Euronews Albania". Ai shprehu nevojën e një ndryshimi rrënjësor të sistemit zgjedhor.

Si një ndër personat që ka qenë pjesë e reformës, Bylykbashi u shpreh se duhet  ashpërsim i ligjeve që ndalojnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Gjithashtu nënvizoi se duhet të krijohet një sistem zgjedhor që prodhon balanca të ndryshme politike.

“Fokusi i reformës zgjedhore do të jetë se si të vendosim një perimetër sanitar, si mund të imunizojmë procesin zgjedhor nga ndërhyrja e paligjshme e shtetit militant”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit