Flash News

Ditari i Opozitës

PD e izoluar? Bumçi: Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ janë ftuar nga EPP dhe CDU

PD e izoluar? Bumçi: Përfaqësues të

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, hodhi poshtë pretendimet për një PD të izoluar nga ndërkombëtarët.

Në një lidhje për studion e “Open” në News 24, Bumçi tha se përfaqësues të ‘Rithemelimit’ janë ftuar në kongresin e EPP në Roterdam dhe në muajin qershor në një aktivitet të CDU-së gjermane. Bumçi tha se bëhet fjalë për Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin.

“Nuk ka asnjë izolim nga BE. Kemi një deklaratë të ambasadorit europian që do punojmë me cilindo, Soreca tha me këdo që zgjedh PD-ja. Edhe ambasadori gjerman është në të njejtën linjë se kjo është një çështje e brendshme e PD. E treta përfaqësuesit tanë, Rithemelimi, janë të ftuar në kongresin në EPP në Roterdam dhe në një ditë tjetër gjatë qershorit nga CDU gjermane, flas për Belind Kelliçin, Albana Vokshin etj”, tha Bumçi.

 

Të fundit