Flash News

Ditari i Opozitës

"PD e kapur nga oligarkia", Harxhi kritikon Bashën: Një kryetar që bën spastrime, më kujton diktatorin

"PD e kapur nga oligarkia", Harxhi kritikon Bashën: Një

Ish-kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka hedhur akuza tw forta teksa tha se PD është e kapur nga oligarkia dhe se kreu i saj Lulzim Basha është pjesë e kësaj oligarkie.

Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot”, kështu u shpreh Harxhi në një intervistë për Euroneës Albania.

Sipas saj, Basha u vetëprezantua si një lider perëndimor, ndërsa sjellja e tij prej kryetari është lindore dhe i kujton ish-diktatorin e vendit, Enver Hoxhën.

Nuk të bën perëndimor shkollimi në perëndim por pasioni për politikën dhe drejtësia. PD kalon nga kriza në krizë, pasi ka në detyrë një kryetar që vazhdon të bëjë spastrime në parti dhe kjo më kujton kohën e diktatorit Hoxha”, është shprehur Harxhi.

Harxhi tha se do të vijojë luftën për një debat të lirë brenda Partisë Demokratike, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie. “Unë në zgjedhjet e ardhshme do të jem përsëri kandidate për zgjedhjet në PD, do jem opozitare dhe do të kërkoj një opozitë pa korrupsion ku lejohet debati i lirë”, tha Harxhi.

Kujtojmë se dje Partia Demokratike ka publikuar emrat e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, të cilët u votuan gjatë së shtunës në Kuvendin e Partisë.

Në lista vihet re mungesa e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanit, si dhe ish-kandidates për kryesinë e PD, Edith Harxhi.

Të fundit