Flash News

Ditari i Opozitës

"PD, e mbledhur në formë malesh me plehra", Basha 'shuplakë' Ramës për inceneratorët: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë

"PD, e mbledhur në formë malesh me plehra", Basha

Vijojnë përplasjet Rama-Basha përsa i përket çështjes së inceneratorëve.

Deklaratës së Ramës se ‘PD dhe politika e vjetër ishte mbledhur në formë malesh me plehra’, Basha i është përgjigjur duke thënë se ‘politika e vjetër ka fytyrën dhe zërin e Ramës, që në 7 vite e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin milionat e zhvatura nga xhepat e shqiptarëve.”

"Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë", shkruan Rama.

"Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron", i kundërpërgjigjet Basha.

Të fundit