Flash News

Ditari i Opozitës

PD e ndarë në 8 dhjetor, Çollaku: Më e rëndë se humbja në zgjedhje ishte pozita e PD nga SHBA

PD e ndarë në 8 dhjetor, Çollaku: Më e rëndë se

Dita Kombëtare e Rinisë i ka gjetur demokratët të ndarë në dy kampe për herë të parë në 31 vite.

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se PD është përçarë nga vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi Parlamentar i PD-së.

Ne po na përçajnë nuk është mirë apo keq qeverisja e PD, është 9 shtatori, qëndrimi i PD në raport me kërkesën e SHBA, kjo po na përçan ose rrezikon të na ndajë, politikat e PD aty kanë qenë, për mendimin tim duheshin të ishin bërë çdo javë foltore.

Më e rëndë se humbja ka qenë pozita e zgjedhjes nga SHBA. Nuk mund të zgjidhet bashkë problemet e PD me çështjen ‘non grata’. Kriza është si do të sillemi nga kërkesat e SHBA në këto momente”,  tha ai.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha mori pjesë në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ndërsa Berisha në Qytet Studenti, ku u mbajtën edhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

 

Të fundit