Flash News

Ditari i Opozitës

PD e përçarë në 6 mars, aleatët në Politiko: Zgjedhjet i përdorin për të treguar kush është më i fortë

PD e përçarë në 6 mars, aleatët në Politiko:

Roli i aleatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme të 6 majit është tema që po diskutohet sot në ‘Politiko’ në Top News.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se pjesëmarrja në këto zgjedhje me një PD të ndarë po bëhet për të treguar se kush është më i fortë, kryedemokrati Lulzim Basha apo grupimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Kontakte nuk kam pasur. Idenë time e kam deklaruar hapur. Prej kohësh kam krijuar një barasdistancë nga dy palët. Në këtë lojë nuk marr pjesë, por dhashë idenë time.

Propozimi im është i thjeshtë, se primaret mund të kërkojnë kohë. Me një komision nga dy grupet e ti marrin me radhë, kush janë kandidatët më të pranueshëm në secilën bashki. Përqark këtij personazhi merr cilësi mund të mblidhen të gjithë pa u përplasur me njëri tjetrin.

Zgjedhjet i përdorin për të treguar se kush është më i fortë, por a ia vlen loja qiriun? Nëse humbet prapë e këto dy gjysma PD marrin më pas se të dyja bashkë, kjo lloj fitoreje nuk ka të ardhshme. Po bëjnë një provë me zjarrin që nuk ia vlen. Ndaj të reflektojnë se ia vlen një lloj detanti. Edhe Izraeli me Palestinën kanë bërë armëpushim. Ia vlen më shumë një fitore apo të mos lëshojmë territoret e PD, do ishte e zorshme ringritja. Ne duhet të zgjerohemi mes qytetarëve jo mes militantëve”, tha Shehi.

Nga ana tjetër, aleati tjetër, kreu i PR, Fatmir Mediu thotë se interesi i tij është për një opozitë të bashkuar, pasi ka përballë një qeverisje që manipulon zgjedhjet.

“ Interesi im është një opozitë e bashkuar. Jam takuar me përfaqësues të dyja grupeve

PD ka hedhur idenë një anëtar një votë, u përdor në bullgari në vitin 1996. Kemi përballë një qeverisje që manipulon zgjedhjet. Nëse humbet bastionet e PD nuk besoj se ka element pozitiv në debatin e brendshëm. Do prishim shtëpi për të ndërtuar kasolle? Ky është problemi sot”, tha Mediu.

Të fundit