Flash News

Ditari i Opozitës

“PD është e konsoliduar”, Noka: Ka çarje vetëm në grupin parlamentar, jemi në bisedime me të papozicionuarit

“PD është e konsoliduar”, Noka: Ka çarje vetëm

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka komentuar situatën e brendshme të partisë.

Në një intervistë në ‘Politiko’ në Top News, Noka thotë se PD sot është më e konsoliduar, dhe e vetmja përçarje është në grupin parlamentar.

PD është e konsoliduar, në baza e struktura, por ka carje vetëm në grupin parlamentar të saj sepse ka një grup që drejtohet nga Enki, Gazi dhe Jorka, që armik konsiderojnë Berishën e jo Ramen, ka një grup tjetër që janë të papozicionuar.

Do bëjmë cdo përpjekje që cdo deputet i PD i dalë nga 25 prillit duhet të jetë atje ku e kanë nominuar zgjedhësit.  Cdokush që duhet të rrijë jashtë vullnetit të demokratët është shërbëtor i Ramës. Ne do mbajmë dorën shtrirë, por askush nuk duhet të mbajë PD.

Besoj se shumica edhe e grupit do të reflektojë dhe nuk do pranojë ti shërbejë Ramës. Me pjesën tjetër jemi në bisedime dhe i mirëpresim. Gjekmarkaj, Salianji, Duma, Alizoti e etj nuk kanë lidhje me axhenden e tre pengjeve që ka lënë Basha. Koha tregoi se Rama e përdori Bashën pa freksion”, u shpreh Noka.

Të fundit