Flash News

Ditari i Opozitës

"PD fituese", Andi Mustafaj: PS me persona me ndërhyrje të mëdha kriminale

"PD fituese", Andi Mustafaj: PS me persona me ndërhyrje të

Kreu i Departamentit “Brain Gain” në PD, Andi Mustafaj komentoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.

Ndonëse mori një numër votash të konsiderueshme në procesin e primareve, Mustafaj nuk është në listën e mbyllur të PD në Tiranë, por shtoi  se ky vendim është marrë pas një bisede të gjatë që ai ka bërë me kryetarin e PD, Sali Berisha.

Ai u ndal edhe tek lista e PS në qarkun e Tiranës, që e cilëson si humbëse përballë listës së PD.

"Kemi një pjesë rrugëtimi individual, personal-njerëzor dhe një pjesë politike që solli në vendimin ku unë jam sot. Në aspektin individual, duhet patur shumë kujdes që mos të biem në format e patetizmit të tipit ‘rroftë partia’ apo ‘vdektë partia’ siç e kemi parë. Në pjesën njerëzore është një zhgënjim dhe një mërzitje personale, sepse një njeri futet brenda një gare, shpreson te kjo pjesa e listës së mbyllur, të njihet kontributi dhe fitorja e tij. Dhe sigurisht, kur kjo nuk arrihet ndihet një lloj zhgënjimi personal. Kur ndihet ky lloj zhgënjimi, njeriu vendoset edhe në pasqyrë, përpara vetes, sesa sinqerisht e ka patur angazhimin ndër vite.

Mosprania ime në listën e mbyllur të Partisë Demokratike, nuk e bën Edi Ramën më të mirë, por dhe nuk e bën listën e PD më të keqe se listën e PS. Ndaj njeriu rivlerëson, më pas në strategjinë e përgjithshme të partisë politike, PD, sikur të jetë më i dobishëm, më i mirë dhe më i efektshëm sipas profilit dhe karakterit të vetë.

Në këtë drejtim, ne vlerësuam pas një bisede të gjatë me kryetarin PD, Sali Berisha, se kushtet e kandidimit tim nuk do të ishin më të mira për sa kohë unë mund të gjej një post, një impenjim më të madh në fushatë edhe në aspekte të tjera.

Listën do e bëjmë fituese, sigurisht. A e keni parë listën e Ramës? E kanë parë të gjithë listën e Tiranës. Listë me persona me ndërhyrje të mëdha kriminale, me Taulant Ballën që e dimë të gjithë që zoti Berisha e ka nxjerrë përpara SPAK gjithë përgjimet që janë. Zonja Spiropali me kreun e Narkoshtetit, zotin Rama dhe si e tillë, ajo është një listë shumë e keqe për Shqipërinë. Dhe unë bëj thirrje që çdo demokrat të mos humbasë busullën, se betejën e madhe, betejën e vërtetë ne e kemi me regjimin e Edi Ramës", tha Mustafaj. 

Të fundit