Flash News

Ditari i Opozitës

"Maska e një fytyre qeveritare", PD: Gent Gazheli është kurbani i radhës në librin plot hakmarrje të shefit të madh

"Maska e një fytyre qeveritare", PD: Gent Gazheli është

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me skandalin me emërimet në dogana nga Drejtori i Përgjithshëm, Gent Gazheli.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe kthimit të Pronave në PD, Ledina Mandia e ka quajtur Gazhelin si mbret i hajdutërisë dhe një Hamza i shtetit në sulltanatin e një njeriu që, ka në dorë të gjithë hallkat e pushtetit.

Deklarata e plotë:

Promovimi direkt i Edi Ramës, kryedoganieri Gent Gazheli, po bën namin dhe po lë nam.

Nga ngritja në detyrë e të proceduarve për kontrabandë nga drejtësia greke, te emërimet nepotike në sektorë kyç, dhe deri te vjedhja e hapur me manipulim të vlerës së makinave luksoze, ai po thyen çdo rekord të zi.

Me bëmat si kryedoganier, ai po kalon edhe Elisën e çudirave duke i bërë doganat një botë të zhvatjes për xhepat personalë dhe arkën e partisë-shtet.

Partia Demokratike dëshiron të theksojë se:

Mbreti Gent i hajdutërisë së doganave nuk është asgjë më shumës e gazheli i radhës i Edi Ramës.

Ai është maska e një fytyre qeveritare, që nuk bën dot më shumë se makijazh për vjedhjet dhe vjedhje për makijazhin.

Ai është një Hamza i shtetit në sulltanatin e një njeriu që, ashtu si Enver Hoxha, ka në dorë të gjithë hallkat e pushtetit.

Ai është masha për të mos djegur duart kryekleptokrati, në një zjarr që ngroh oligarkët dhe djeg Shqipërinë.

Ai është kurbani i radhës në librin plot me hakmarrje të shefit të madh, i cili pasi i zgjedh për profilin si hajdutë, i lëshon duke thënë se nuk i kishte njohur.

Gazheli është fytyra e një shteti që u nis për Rilindje dhe të vetmen gjë rilindëse që na dha ishte mjekra e kryevezirit të Surrelit, që don të luajë Ismail beun e pavarësisë.

Të fundit