Flash News

Ditari i Opozitës

PD hap vitin politik 2026, mbledh Kuvendin e qytetarëve dhe deputetëve para Kryeministrisë

PD hap vitin politik 2026, mbledh Kuvendin e qytetarëve dhe deputetëve

Partia Demokratike ka mbledhur sonte qytetarët dhe deputetët para godinës së Kryeministrisë, në atë që konsiderohet si tubimi i parë politik i opozitës për vitin 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti zhvillohet në sheshin përpara Kryeministrisë dhe synon të shërbejë si një platformë ku qytetarët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të PD-së do të artikulojnë qëndrimet dhe shqetësimet e tyre për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Kjo foltore shënon hapjen e një serie aksionesh politike të Partisë Demokratike për vitin e ri, ndërsa drejtuesit e saj pritet të adresojnë mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe të paraqesin prioritetet e opozitës për vitin 2026.

Të fundit