Flash News

Ditari i Opozitës

"PD i ka ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta", Kryemadhi i kthehet ashpër Bardhit: Mashtrim pervers që i shërben Ramës

"PD i ka ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta", Kryemadhi i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku ka mohuar një deklaratë të bërë nga Sekretari i Përgjithëm i PD, Gazment Bardhi.

Ky i fundit deklaroi gjatë emisionit "Open" se PD i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta nëse do të garonin në një listë të përbashkët më 25 prill. Bardhi deklaroi se LSI nuk kishte pranuar duke pretenduar se mund të merrte 34 mandate e vetme.

"Debati i famshëm nëse duhet të hynim në një listë të përbashkët apo në një listë të veçantë dhe që u provua se ishte një vendimarrje e gabuar për shkak se sot opozita do të kishte më shumë mandate nëse do të kishim hyrë në një listë.

Ka qenë LSI që nuk ka pranuar. Unë t’i tregoj të gjitha, të tregoj dhe biseda po deshe. PD i ka ofruar LSI 15 mandate të sigurta në listat e PD-së, qëndrimi i LSI-së ishte që sipas sondazheve të tyre, ata do të fitonin 34 mandate në të gjithë territorin", u shpreh Bardhi.

Kryemadhi e ka kundërshtuar këtë deklaratë, ndërsa ngre një pyetje për anëtarët e Kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë?

Duke akuzuar PD për mashtrime, ajo thotë se deklarata e Bardhit është gënjeshtra e radhës. Duke e cilësuar një "mashtrim pervers", Kryemadhi shton se këto deklarata i shërbejnë vetëm Ramës.

Të fundit