Flash News

Ditari i Opozitës

PD i përgjigjet deklaratave të Berishës: U mundua të gënjejë shqiptarët, për atë që e gjithë bota pa

PD i përgjigjet deklaratave të Berishës: U mundua të

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha pas përfundimit të marrjes në pyetje në Prokurori, për protestën e 8 janarit.

Në një intervistë për mediet, Berisha deklaroi se protestuesit nuk kishin me vete asnjë mjet të fortë me të cilin mund të kërkonin shkatërrimin e selisë. Nga ana tjetër, PD-ja i është përgjigjur me një video në Facebook, teksa shkruan se "Berisha tentoi të gënjejë edhe sot shqiptarët për dhunën e planifikuar më 8 janar".

"Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij "non grata". Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!", shkruan PD në Facebook.

Të fundit