Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Inceneratori i Tiranës gllabëroi 310 mijë euro nga grantet e BE, sekserët i dhanë 8500 m2 tokë Stela Gugalles

PD: Inceneratori i Tiranës gllabëroi 310 mijë euro nga grantet e

Partia Demokratike ka dalë sërish me një deklaratë mbi të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi deklaroi se administratorja Stela Gugallja në bashkëpunim me një punonjës të inceneratorit të Tiranës, nëpërmet agjencisë ABZHR të qeverisë, ka marrë 310 mijë euro nga grantet e BE.

Ai ka bërë me dije se “sekserët” e kryeministrit Edi Rama i kanë shitur 8500 m2 një punonjësi të inceneratorit me kusht që t’ia vinte në dispozicion Stela Gugalles.

“Pasi po vjedhin 430 milionë euro para publike ne partneritet me Edi Ramën, makutëria e madhe i shtyu sekserët e qeverisë që të përlajnë edhe 310,000 euro të taksapaguesve evropiane! Edi Rama shpronësoi me dhunë dhjetëra fshatarë me koston e një stilolapsi për m2 tokë në Sharrë pas i duhej për ”interes te madh publik”. Nga toka që shpronësoi Rama, sekserët e Ramës i shitën 8500 m2 një punonjësit të inceneratorit me kusht që t’ia vinte në dispozicion Stela Gugalles të grabiste edhe 310,000 euro nga parate BE”, deklaroi Malltezi.

 Ky i fundit renditi edhe 5 pyetje për SPAK:

1. Pse u shpronësuan përdhunshëm dhjetëra fshatarë për zgjerimin e Sharrës? Për inceneratorin apo për të përlare Stela Gugallja edhe 310,000 euro nga fondet e taksapaguesve evropiane?

2. Ku ndodhet inceneratori i Tiranës? Se serat e Edi Gugalljes po i shohim.

3. Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet IPARD të BE?

4. Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar edhe ajo si të tjerët, ndaj nuk guxonte të bënte pyetje?

5. Si na doli edhe në Tiranë Stela Gugallja kur, sipas Edi Ramës, në Sharrë ishte një kompani e huaj që nuk kishte lidhje me Gugallen apo Zoton?

 

 

Të fundit