Flash News

Ditari i Opozitës

"PD ka prekur cakun fundor", Nishani akuza Bashës: Nuk përfaqëson demokratët

"PD ka prekur cakun fundor", Nishani akuza Bashës: Nuk
Bujar Nishani

Kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani ka folur për zgjedhjet në PD. Ai tha se Partia Demokratike ka prekur fundin dhe se nuk ka më se çfarë të humbasë.

"PD ka prekur një cak fundor ku jo vetëm se nuk ka se çfarë të humbasë me tej përveç faktit të një ringritje të shpejtë, me themel të gjërave, por kjo ringritje mund të bëhet vetëm nga identifikimi dhe thënia e të vërtetave”, tha Nishani.

Ky i fundit u shpreh për "A2 CNN" se sot si asnjëherë më parë PD është në nivelet më të këqija të organizimit dhe besimit. Këto janë të rënda, shton ai, duke theksuar nevojë e nëj përmbysjeje radikale.

Nishani deklaroi se Basha nuk përfaqëson demokratët, duke shtuar se zgjedhjet në PD ishin një "maskaradë". Ai e akuzoi kryedemokratin se përcaktoi vetë datën e zgjedhjeve, komisionerët, listën dhe se ka përdorur fondet.

“Basha nuk përfaqëson sot vullnetin e anëtarësisë së PD, pasi ishte një garë pa garë, një maskaradë. Një njeri përcakton datën e zgjedhjeve, komisionerët, i vetëm përdor fondet në fushatë. E vetmja përgjegjësi e jona është se nuk e kemi ngritur zërin më fortë përpara. Kryesia është e zgjedhur sot nominalisht nga një listë që e harton vetëm kryetari i partisë”, tha Nishani.

Të fundit