Flash News

Ditari i Opozitës

PD kallëzim penal ndaj Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt për "grup të strukturuar kriminal", Basha: Padia e sotme për të nxitur Prokurorët!

Basha: Kush është peshku i madh?

PD kallëzim penal ndaj Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt për "grup

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë në SPAK ndaj zytarëve socialistë, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Erion Veliaj dhe biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nën akuzën “shpërdorim detyre” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët Basha tha se kallëzimi i sotëm penal është bërë me qëllim që të nxis prokurorët të nisin hetimet.

“Padia e sotme e depozituar në SPAK ka për detyrë të nxis prokurorët të mos tremben nga krimi dhe të nisin hetimet. SPAK t’i japë përgjigje kësaj pyetje. Kush është peshku i madh?

Në Verona peshku i madh është Milioraci i arrestuar nga antimafia italiane, si koka e Ndraketës, dhe ish-kryetari i bashkisë së Veronës. Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Po në Shqipëri? Këtu kemi heshtje totale.

Kush ka në dorë këtë gjë? Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Disa e transmetuan denoncimin e djeshëm. Disa të tjera, jo.

Megjithatë, sot jamë këtu të ndaj me mediat dhe qytetarët rrugët se si do t'i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze”, tha Basha.

Mirëpo, si do ju kthehen paratë shqiptarëve? Në fjalën e tij, kryedemokrati ka bërë një prezantim i shkurtër i platformës anti-korrupsion.

"Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht. Ky ligj do të mundësojë anulimin e këtyre kontratave korruptive dhe rikthimin e tyre tek qytetarët", tha Basha.

Të fundit