Flash News

Ditari i Opozitës

PD kallëzon drejtoreshën e Kopshtit në Elbasan: Mbledh kartat ID të punonjësve për PS

PD kallëzon drejtoreshën e Kopshtit në Elbasan: Mbledh kartat ID

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka kallëzuar penalisht drejtoreshën e Kopshtit Publik nr.9 Valbona Lala.

Në një njoftim në Facebook, dega e PD-së në Elbasan shkuan se Lala mbledh kartat ID të punonjësve për Partinë Socialiste. PD njofton se Departamenti Ligjor do t’i drejtohet institucioneve të drejtësisë për të denoncuar se si funksionarët angazhohen në veprimtari antiligjore.

PD shkruan se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë.

"Partia Demokratike Dega Elbasan ka paralajmëruar edhe më herët se po ndjek me përgjegjshmëri dhe kujdes të plotë sjelljen e drejtuesve të çdo niveli në institucionet publike në Elbasan, sa i takon qëndrimeve të tyre në raport me vartësit në funksion të procesit zgjedhor të 14 majit! Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Elbasan, Blendi Himçi në daljen e tij të fundit për mediat paralajmëroi çdo zyrtarë publik të mos abuzojë me funksionin që mban,duke ushtruar presione të çdo lloj natyre ndaj nënpunësve që ka në varësi!

Në funksion të këtij zotimi, pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nënpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala, Departamenti Ligjor në PD ka vendosur t'i drejtohet institucioneve të drejtësisë duke e kallëzuar penalisht këtë të fundit!

Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste!

Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni.

Partia Demokratike Dega Elbasan do të ndjek të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste!

Llogaritë do t'i keni të hapura me institucionet e drejtësisë", shkruan PD.

 

Të fundit